Sherr mes disa personave në Vlorë, një 30-vjeçar i plagosur me mjet prerës

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
Sipas policisë, rreth orës 20:00, gjatë një sherri për motive të dobëta, disa persona janë përfshirë në përleshje, ku është plagosur shtetasi B. S., 30 vjeç. I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e rendit kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që morën pjesë në konflikt, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




