Shifra rekord pas fazës së grupeve, stadiumet 99.5% të mbushur nga spektatorët

Faza e grupeve të Botërorit 2026, që po zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada, ka shënuar shifra rekord sa i takon pjesëmarrjes së tifozëve.
Në këtë fillim të turneut janë regjistruar 4.644.549 spektatorë të pranishëm në të gjitha ndeshjet, me një përqindje mbi 99.5% të mbushjes së stadiumeve. Në asnjë nga edicionet e mëparshme të Kupës së Botës nuk janë shënuar shifra të tilla.
Shifra që janë përshëndetur edhe nga presidenti amerikan Trump, i cili, duke iu referuar të dhënave të FIFA-s, evidentoi faktin se në asnjë Kupë Bote nuk ka pasur një pjesëmarrje kaq masive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




