Shije Lezhe n’Prishtinë, promovohet kulinaria, tradita dhe mikpritja

Në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës për të dytin vit radhazi u organizua një event madhështor duke demostruar kulturën, artin, traditën muzikën shqiptare dhe turizmin e Lezhës.
Në këtë aktivitet promovues morën pjesë autoritete të të dy shteteve , Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë, Përparim Rama, Kryetar i Komunës Prishtinë, Ambasadori shqiptar në Kosovë Petrit Malaj e shumë të tjerë.
Pas vëzhgimit dhe testimit të kulinarisë në shesh, të pranishmit theksuan se Lezha si dhe të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë janë gati për këtë sezon turistik dhe falenderuan shqiptarët e Kosovës për frekuentimin e bregdetit çdo vit.
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




