Shiste drogë në lokal dhe mbante armë pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë. Në pranga dhe një tjetër se theu masën e sigurisë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Dy persona janë arrestuar në Kuçovë pasi akuzohen për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, mbajtje të municionit luftarak si dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë operacionit të koduar “Kompleks” u arrestuan K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal dhe K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Sipas Policisë, 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante në posedim një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan: 1 armë zjarri automatike, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit K. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme