Shkodër – Mbi 500 raste në ditë në Urgjencë, të shpeshta traumat nga aksidentet rrugore dhe sportet ujore
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Shkodrës po përballet me një fluks të lartë qytetarësh gjatë këtij sezoni veror.
Krahas problemeve qe sjellin temperaturat e larta edhe fluksi në rritje i turistëve vendas dhe të huaj kanë ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Sipas drejtuesve të repartit, janë shtuar ndjeshëm edhe urgjencat nga aksidentet rrugore, si dhe traumave të shkaktuara nga aktivitetet dhe sportet ujore.
“Shtresa që është e dukshme ëshë tek traumat, aksidentet. Këtu do të theksoja pak edhe rritjen dhe zhvillimin e turizmit. Ka një ritje të numrit të traumave edhe nga turistët e shumtë, sidomos këta që përdorin hiking apo sporte të ndryshme”, tha Ardian Dajti, shefi i Urgjencës në Spitalin e Shkodrës.
Po sipas shefit te Urgjencës, kirurgut Dajti, riorganizimi i shërbimit të urgjencës territoriale ka ndikuar edhe ne ofrimi i ndihmës më të shpejtë dhe të kualifikuar, duke përballuar më mirë fluksin në rritje të pacientëve.
“Besoj se këtu është mjaftueshëm më i dhënë shërbimin e menjëhershëm të urgjencës”, tha ai.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i sezonit, urgjenca e Spitalit të Shkodrës trajton mbi 150 raste në ditë
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




