Shkodër/ Nis faza e dytë e regjistrimeve në shkolla, Sokoli: Rreth 500 nxënës në klasat e para dhe 450 në të dhjeta, aplikimet përmes e-Albania

Sociale | 2 muaj më parë

Gjatë fazës së parë të regjistrimeve në shkollat e territorit të bashkisë Shkodër janë regjistruar reth 500 nxënës në klasat e 1 dhe 450 në klasat e 10.

“Gjatë muajit korrik kemi një regjistrim po themi normal rreth 500 nxënës të regjistruar në klasën e parë dhe po ashtu rreth 450 nxënës të regjistruar në klasën e 10-të”, deklaroi specialisti i ZVA Shkodër, Rudi Sokoli.

Një ditë më parë janë celur sërish regjistrimet të cilat do të kryhen përmes portalit ealbania.Në klasë të parë mund të regjistorhët cdo fëmijë I cili mbush 6 vjec deri në 31 dhjetor.

“Aplikimet kanë filluar nga data 24 gusht dhe përfundojnë me datën 7 shtator. Normalisht kjo është faza e dytë ngaqë faza e parë ka qenë gjatë muajit korrik. Edhe këtë vit aplikimi do bëhet nëpërmjet portalit e-Albania ku prindërit ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kryen aplikimin për regjistrimin e fëmijës në klasën e parë dhe në klasën e 10-të”, shtoi Sokoli.

“Prindërit në shumë raste  vijojnë të insistojnë për regjistrime jashtë vendbanimeve të tyre, por deri më tani aplikacioni nuk ua lejon përzgjedhjen”,- thotë Sokoli. Kjo me qëllim shpërndarjen e barabartë të regjistrimeve.

“Patjetër që kërkesa ka. Prindërit kanë dëshirë t’i arsimojnë fëmijët në shkollat më të mira. Kjo është e drejtë e tyre, por momentalisht akseset janë vetëm brenda zonave të mbulimit”, tha Sokoli.

Regjistrimet si për klasa të para po ashtu edhe për klasa të 10 do të vijojnë deri më datën 6 shtator, ndërsa shkollat profesionale munden deri ne 30 shtator.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme