“Shkodra N’festë”, prenotime të shumta nga turistët e huaj në prag të fund vitit
Me moton “Shkodra N’festë”, kryeqendra e veriut po mirëpret këtë dhjetor turistë të shumë vendas dhe të huaj.Atmosfera festive, dekorimet shumëngjyrëshe, tregjet e fund vitit dhe aktivitetet kulturore që zhvillohen në çdo cep të qytetit, e bëjnë Shkodrën një pikë të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Drejtori i Turizmit në bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, u shpreh se ky fillim dhjetori ka sjellë rezervime të mëdha të njësive të hoteleve me grupe nga Turqia, si dhe fluks nga Mali i Zi. Gjithashtu, sipas komunikimit me disa operatorë turistikë, ka prenotime edhe nga Gjermania dhe Polonia u shpreh Lumçi.
“Kemi grupe nga Turqia, Mali i Zi, por dhe nga Gjermania dhe Polonia ka rezervime sipas komunikimeve me disa operator turistik”, u shpreh Lumçi
Në fund të muajit nëntor u zhvillua aktiviteti madhështor “Sofra e Mikpritjes”, ndërsa “Sofra e Pavarësisë” u mbajt në zemër të Shkodrës.
“Në fund të nëntorit ishte aktiviteti shumë i madh i Sofrës së Pavarësisë. Do të kulmojmë me datën 6 ku do të bëhet ndezja e dritave në Shkodër”, tha ai.
Kalendari i aktiviteteve është i larmishëm për dhjetorin. Janë mbi 20 koncerte që do të mbahen në sheshin para bashkisë së Shkodrës .Aktivitetet do të vijojnë deri në natën e ndërrimit të viteve kur do të zhvillohet dhe spektakli i fishekzjarrëve në mesnatë.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




