Shkolla 9- vjeçare “Irakli Bozo” gati për të pritur nxënësit e Golemit në Lushnjë

Sociale | 2 vite më parë

E ndërtuar nga themelet, shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” në Golem të Lushnjës është gati për të mirëpritur nxënësit.

Të gjitha klasat janë të pajisura me kondicionier, baza materiale është e re, muret janë të veshura me sistemin termoizolues, dushet janë me panele diellore, sistemet elektrike dhe hidraulike janë të kohës dhe pritet vetëm pak kohë që në korridoret e shkollës të hyjnë nxënësit.

Në fund të nëntorit, ajo do të hapet për nxënësit.

Shkolla është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 70- të, ndërsa për shkak të kohës, ajo pësoi dëmtime. 

Ndërtimi i kësaj shkolle u mundësua nga fondet e Ministrisë së Arsimit dhe të bashkisë Lushnjë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme