Shkolla e Parë Shqipe në Pogradec, aktivitet në nderim të mësuesve

Sociale | 3 vite më parë

Ky 14 mars shënon 137-vjetorin e çeljes së “Shkollës së Parë Shqipe” në Pogradec, e dyta pas “Mësonjtores” së Korçës.

Kjo datë na sjell në vëmendje se Pogradeci ka qenë një qytet i lëvizjes patriotike, luftës për pavarësi, kulturë e dije. Përpjekje këto të që u kurorëzuan me hapjen e shkollës shqipe në Pogradec në 14 Mars 1887 e cila drejtohej nga patrioti Koço Sotiri.

Bashkia Pogradec organizoi një aktivitet në nderim të kësaj date, njëkohësisht duke shprehur mirënjohjen për mësuesit të cilët ndër vite kanë kontribuar në arsimimin e brezave.

Në këtë ditë Bashkia e Pogradecit kujton e nderon mësuesit e parë të shkollës shqipe.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe një sërë certifikatash mirënjohje për mësues të zonës së Pogradecit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme