Shkolla “Urani Rumbo” i nënshtrohet rikonstruksionit – Kumbaro, t’i kthehen shkollës hapësirat e uzurpuara

Uncategorized | 10 muaj më parë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi kantierin e shkollës “Urani Rumbo”, një prej institucioneve arsimore në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.

“Kam akoma më të madhe kënaqësinë ku bashkë me mua kolegia Manastirliu premtuam që do të mbështesnim projektin e bashkisë me financim për rindërtimin e krejt shkollës “Urani Rumbo” dhe jemi sot tek kantieri“, tha ajo.

Ministrja Kumbaro theksoi gjatë këtij inspektimi, nevojën e ndërhyrjeve për t’i rikthyer shkollës hapësirat e uzurpuara.

“Një gjë që i mungon shkollë janë hapësirat rreth e rrotull për programet ekstra kurrikulare. Hapësira për terren sportiv ku prioritet ka interesi i fëmijëve dhe prona publike”, u shpreh Kumbaro.

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi tha se “Në këtë shkollë që ka më shumë se 300 nxënës, projekt i përbashkët me UNICEF, po kujdesemi që punimet të jenë në harmoni me peizazhin e zonës Historike të Gjirokastrës”.

Ndërhyrjet në këtë shkollë parashikojnë ndërtimin e një çatie të re, sistem kapot, rikonstruksion dhe infrastrukturë të re, si dhe përmirësim të efiçencës energjetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme