Shorti/ Kampionët e Shqipërisë “peshkojnë” sllovenët e Celje, nëse kalojnë Petrokub

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Shorti i hedhur sot nga UEFA për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Champions League, nuk ishte me shumë fat për Egnatian, skuadrën kampione të Shqipërisë.

Nëse arrin të kalojë moldavët e Petrokub në raundin e parë, Egnatia do të ndeshet me Celje të Sllovenisë në raundin e dytë. Një kundërshtar me kualitet, që sezonet e fundit ka shkuar në fazën e grupeve të Conference League.

Megjithatë, së pari rrogozhinasit duhet të kalojnë Petrokub në turin e parë dhe shanset janë reale. Nëse eliminohet që në turin e parë kualifikues të Champions League, Egnatia zbret në Conference League, ku do të ndeshej me humbësin e çiftit Borac-Levski në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Kampionia e Kosovës, Drita, nëse kualifikohet në turin e dytë eliminator të Champions League, përballet me fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Alert Bisen (Luksemburg).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme