Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti brenda afateve

Aktualitet | 5 muaj më parë

Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit Milot–Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, premton nisjen sa më të shpejtë të punimeve për të lehtësuar trafikun dhe përfundimin e projektit brenda afateve kontraktuale. 

Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Sipas Karakaçit, ky është një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës dhe do të sjellë lehtësim të ndjeshëm të trafikut në këtë segment rrugor. 

“Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë, e cila sjell lehtësira të ndjeshme në qarkullimin e trafikut. Procedura nuk ka qenë e lehtë, pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme që nuk kanë rezultuar të suksesshme. Megjithatë, me përkushtim dhe profesionalizëm, sot kemi arritur të shpallim fituesin.” 

Më tej ministri shtoi se do të angazhohet personalisht që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe projekti të realizohet brenda afateve të përcaktuara në kontratë. 

Gazetare: Bjolanda Cuku 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme