Shpërthen pas 10,000 vjetësh vullkani në Etiopi, hiri e tymi shkon deri në Indi

Vullkani Hayli Gubbi në Etiopi ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10,000 vjetësh, duke nxjerrë tym dhe hi të dendur që u ngritën lart në atmosferë. Shpërthimi mbuloi fshatrat përreth me pluhur dhe krijoi vështirësi për banorët dhe fermerët, ndonëse nuk janë raportuar viktima.
Sipas imazheve satelitore të NASA-s, retë e hirit u përhapën mbi Detin e Kuq, duke shkuar deri në Jemen, Oman, Pakistan dhe Indi. Në Indi, disa fluturime vendase dhe ndërkombëtare u anuluan për shkak të kontrolleve të sigurisë mbi avionët që mund të kishin kaluar pranë zonës së hirit.
Hayli Gubbi, i vendosur rreth 800 km në verilindje të Addis Ababa-s, është vullkani më jugor i vargmalit Erta Ale, një zonë me aktivitet të lartë tektonik ku takohen dy pllaka gjeologjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




