“Shqipëria dhe finalja e Euro U17”, trajneri i Francës flet ekskluzivisht për RTSH

Evente Sportive | 1 vit më parë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet nesër në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport dhe RTSH 1.

Në prag të finales kundër Portugalisë, për RTSH Sport ka folur ekskluzivisht, trajneri Lionel Roksël, fillimisht, tekniku francez u ndal te organizimi në Shqipëri dhe ambientin në vendin tonë:

“Është hera ime e dytë në Shqipëri, eksperienca e parë ishte në vitin 2016 në kualifikueset e Kampionatit Europian. E kam parë disa herë Kombëtaren tuaj dhe po bëjnë një punë të mirë, ndërsa sa i përket vendit me pëlqen dhe populli shqiptar është shumë simpatik”.

Franca u përball me Portugalinë në ndeshjen e dytë të Grupit A, takim që përfundoi me rezultatin 0-0. Lionel Roksël, ka krijuar një ide si luan kundërshtari, dhe është përgatitur seriozisht për finalen e madhe.

“Jemi gati për finalen. E kemi përgatitur këtë ndeshje si të gjitha përballjet e tjera. Mendoj se lojtaret e mi janë të përgatitur për ta fituar ndeshjen. Portugalia? Është një kundërshtar që sulmon shumë mirë, gjithashtu edhe në aspektin e mbrojtjes luajnë mirë, mendoj se do të jetë një finale e gjitha për t’u shijuar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Francës U17 për RTSH.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme