Integrimi, program për biznesin në 2026-Përgatitje për tregun e përbashkët të BE-së, Ibrahimaj: Duhen produkte “Made in Albania”

Ekonomi | 11 muaj më parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në konferencën “Business 2030”, organizuar nga UNDP Albania dhe partnerë ndërkombëtarë, theksoi se biznesi është shtylla kryesore e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit, si edhe një faktor kyç për integrimin në tregun europian.

“Kemi nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse, ku të analizojmë çdo sektor dhe nën sektor, dhe të kuptojmë çdo nevojë që ata kanë, qoftë në nivel të transferimit të dijes, qoftë në nivel investimesh apo modernizim të proceseve të prodhimit, me qëllim rritjen e standardeve”, tha ministrja.

Gjatë konferencës u zhvilluan panele të dedikuara për sektorët ekonomikë, financimin dhe angazhimin e të rinjve, duke nxitur bashkëpunimin mes qeverisë, biznesit dhe institucioneve.

Ministrja Ibrahimaj njoftoi lancimin e një programi gjithëpërfshirës për përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët europian në vitin 2026. Ajo theksoi rëndësinë e inovacionit, digjitalizimit dhe rritjes së standardeve në të gjitha sektorët.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme