Shqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të CEV European League 2026!

Sport | 5 muaj më parë

Kombëtarja e Femrave e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj Lituanisë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e zhvilluar pak çaste më parë në Odense të Danimarkës.

Pas një përballjeje emocionuese dhe të luftuar deri në pikën e fundit, vajzat kuqezi treguan karakter, forcë dhe shpirt gare, duke siguruar fitoren që i jep Shqipërisë kualifikimin në fazën e grupeve të CEV European League 2026.

Me këtë sukses, Shqipëria e mbyll Fazën Para Eliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vendi i parë i grupit u takoi vajzave të Lituanisë.

Kalendari i Fazës së Grupeve – CEV European League 2026

Xhiro 1 – Finlandë | 5-7 Qershor 2026 🇫🇮 Finlanda – 🇨🇭 Zvicra – 🇦🇱 Shqipëria

Xhiro 2 – Rumani | 12-14 Qershor 2026 🇷🇴 Rumania – 🇲🇪 Mali i Zi – 🇦🇱 Shqipëria

Xhiro 3 – Shqipëri | 19-21 Qershor 2026 🇦🇱 Shqipëria – 🇸🇪 Suedia – 🇦🇹 Austria


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme