Shqipëria mbylli tre kapituj e parë të negociatave me BE, Rama: Ditë e shënuar për Shqipërinë Europiane

Politikë | 4 muaj më parë

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, e zhvilluar në Bruksel më 14 korrik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga konferenca, takimet zyrtare dhe delegacioni shqiptar që e shoqëroi në Bruksel, duke e përshkruar këtë si një tjetër ditë të shënuar për Shqipërinë europiane.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.

Në fjalën e tij në Konferencën e IX Ndërqeveritare një ditë më parë, Rama theksoi se mbyllja e tre kapitujve dëshmon hyrjen në një “epokë të re” të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku përparimi i vendit po shoqërohet me rezultate konkrete në tryezën e negociatave.

Nga ana e saj, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme