Shqipëria U15 do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës

Shqipëria U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze kundër përfaqësueses së Zvicrës U-15. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Zvicrës që këto dy miqësore të luhen më 3 dhe 5 qershor në vendin tonë.
Takimi i parë Shqipëri – Zvicër është programuar të luhet në stadiumin e Vorës në ora 17:30. Sakaq, ndeshja e dytë mes kuqezinjve të vegjël dhe Zvicrës do të zhvillohet më 5 qershor në ora 10:00.
Në ditët në vijim, trajneri i ekipit shqiptar U-15, Armand Dama do të bëjë publike edhe listën me futbollistët e grumbulluar.
Këto dy miqësore janë një mundësi e mirë për të testuar futbollistët e vegjël dhe kryesisht grupin e lojtarëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.
Shqipëri – Zvicër, 03.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Vora”, Vorë
Shqipëri – Zvicër, 05.06.2025, ora 10:00 – stadiumi “Vora”, Vorë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




