Shqipëria U16, e bronztë për vajza

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç është e bronztë në Kampionatin Europian, Divizioni C, që të dielën ka përfunduar në Pejë. Në finalen e vogël për vendet 3-4, Shqipëria ka fituar 61-57 me Maltën në një ndeshje më shumë se sa emocionuese. Vajzat kuqezi kanë dëshirën për të bërë gjithçka mirë, teksa kanë fituar periodën e parë 15-10. Kundërpërgjigjet Malta në të dytën. 11-19 dhe në pushim ka kryesuar 26-29.
Pas ardhjes në fushën e lojës Malta mban të njëjtin ritëm loje e duke fituar periodën e tretë 17-18 thellon në 43-47. Ajo që bëri diferencën ishte perioda e katërt, që Shqipëria e fitoi 18-10 dhe në përfundim 61-57. Në eficencë totale dhe që ka dhënë një ndihmesë të madhe në këtë sukses ishte Antea Filopati me 16 në total. Në pikët e shënuara Kasa me 18 në total.
Kapjet e topit në tabelë ishin për Ema Çela me 14, kurse në asist ishte Antea Filopati me 10. Një bllokim topi pranë koshit për Helena Byberin dhe në rrëmbimin e topit në aksion e sipër të kundërshtarit ishte Antea Filopati me 9.
Një medalje që vlen, por në fund edhe vitin e ardhshëm Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç përsëri do të luajë në Divizionin C. Suksesi i vajzave është përshëndetur dhe nga Federata Shqiptare e Basketbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




