Shqipëria, vjen fitorja e dytë

Basketboll | 1 vit më parë

Shqipëria në basketboll për djem për moshën deri në 16 vjeç ka marrë fitoren e dytë në grupin A. Mes shumë vuajtjeve kuqezinjtë e drejtuar nga Elidon Beqo kanë triumfuar ndaj Moldavisë, 60-58. Perioda e parë ishte për moldavët 18-13. Kundërpërgjigjet Shqipëria në të dytën, teksa ka fituar 12-20 dhe ka thelluar 30-33. Me shumë pak pikë perioda e tretë, por gjithnjë në favorin e Shqipërisë. 14-15 dhe në total 47-48.

Shumë emocionuese perioda e katërt që është përsëri për kuqezinjtë. 11-12 dhe në total 58-60. Diferencën në këtë fitore e bën trepikëshat e Bokajt dhe Beqarajt, tre për secilin prej lojtarëve. Kuqezinjtë vuajtën një mbrojtje zonale të ngjeshur të Moldavisë, e cila pak krijoi mundësi depërtimi për kuqezinjtë.

Edhe kur vinin momente të tilla, Moldavia ngarkohej me gabime personale, derisa Kaska doli nga loja me pesë gabime personale. Ndoshta në mënyrë të paparashikueshme, Moldavia doli kundërshtar më i vështirë se sa Malta për djemtë tanë.

Megjithatë tashmë dy fitore dhe të enjten, po në ora 19:00, luhet përballë Armenisë për vendin e parë në grup. Ky kampionat Europian është duke ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme