Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

Aktualitet | 1 vit më parë

Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s.

Sipas sondazhit më të fundit të NATO Audience Research për tremujorin e dytë të vitit 2025, qytetarët shqiptarë e konsideruar Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci kyçe për sigurinë e vendit.

Referuar shifrave të sondazhit, 91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO në një referendum.

Kjo shifër është shumë mbi mesataren e vendeve të NATO-s, ku 68% e qytetarëve do të votonin për qëndrim dhe 15% për dalje.

Po ashtu, sipas këtij sondazhi, 63% e shqiptarëve deklarojnë se NATO është shumë e rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të publikut ndaj Aleancës.

 67% e shqiptarëve besojnë se vendi i tyre duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast se ai sulmohet – një tjetër tregues i gatishmërisë për të mbështetur parimin e mbrojtjes kolektive.

78% e qytetarëve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në NATO e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj Shqipërisë, duke shënuar edhe një ndër shifrat më të larta në të gjithë Aleancën.

69% e shqiptarëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, një mbështetje shumë më e lartë se mesatarja e NATO-s (41%). Vetëm 11% janë kundër rritjes së buxhetit ushtarak.

Në të njëjtën linjë, 73% e shqiptarëve kërkojnë rritje të prodhimit të mbrojtjes kombëtare, për të përmirësuar aftësitë ushtarake dhe gatishmërinë, ndërsa vetëm 6% janë kundër.

 Lidhur me luftën në Ukrainë, 55% e shqiptarëve mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. Shqetësimi për mundësinë e një lufte në vendet e NATO-s është ulur ndjeshëm: vetëm 65% e shqiptarëve ndihen të shqetësuar për këtë.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më besnikë ndaj NATO-s, duke treguar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për sigurinë dhe përkushtim ndaj vlerave të mbrojtjes kolektive. Ndërsa sfidat ndërkombëtare vazhdojnë, sondazhi konfirmon se për shqiptarët, NATO mbetet një garanci e pazëvendësueshme për paqen dhe stabilitetin.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme