Shtëpia e Bardhë: Komandanti i lartë i Hamasit u vra në sulmin ajror izraelit

Botë | 3 vite më parë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Izraeli ka eliminuar një komandant të lartë të Hamasit gjatë një sulmi ajror të javës së kaluar.

 “Izraeli ka bërë përparim të rëndësishëm kundër Hamasit. Ata kanë thyer një numër të konsiderueshëm batalionesh të Hamasit. Vranë mijëra luftëtarë të Hamasit, duke përfshirë komandantë të lartë. Numri tre i Hamasit, Marwan Issa, u vra në një operacion izraelit javën e kaluar”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ndërkaq, sa i përket apelit të presidentit Biden drejtuar Netanjahut për të mos sulmuar Rafahn, Sullivan tha se Biden theksoi rëndësinë e një “strategjie koherente dhe të qëndrueshme” për të mposhtur Hamasin, transmeton CNN. 

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit bëri të ditur se Issa është zëvendës i Mohammed Deif, kreut të divizionit ushtarak të Hamasit, dhe ishte një nga planifikuesit e sulmit të 7 tetorit kundër Izraelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme