Shtëpia-muze e Çun Mulës, një udhëtim në historinë, kulturën dhe traditat e Malësisë së Madhe
Shtëpia Muze e Çun Mulës në Hot të Malësisë së Madhe ka nisur të jetë një ndër destinacionet më interesante për turistët të cilët duan të njohin më nga afër historinë, kulturën dhe traditat e malësorëve shqiptarë.
Sipas banorëve, Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze i ka rikthyer Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.
“Është një bërë një punë shumë e madhe që është restauruar shtëpia e Çunit, që është bërë shtëpi-muze. Kjo i vlen shumë edhe këtij komuniteti, por edhe gjithë zonës së Malësisë së Madhe, sepse vizitohet shumë nga të huajt,” shprehet një banor.
“Shtëpia e Çun Mulës ka qenë gjithmonë si legjendë e Hotit. Ka qenë prijës i Malësisë së Madhe. Ka udhëhequr luftë, kryengritje dhe kështu që shtëpia e Çun Mulës është një shtëpi patriotike, që Hotit dhe Malësisë i ka vlejtur shumë,” thotë një tjetër banor.
Ajo që e bën këtë muze veçanërisht tërheqës për turistët është atmosfera origjinale e shtëpisë tradicionale shqiptare, e ruajtur me kujdes për të sjellë ndjesinë e jetës malësore të para më shumë se një shekulli.
Brenda saj, vizitorët mund të shohin objekte autentike të asaj kohe, si armë, veshje tradicionale, dokumente dhe fotografi historike, që tregojnë historinë e një epoke plot sakrifica për liri dhe pavarësi.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




