Shtohet përdorimi i medikamenteve – Shkak, shtimi i pacientëve me sëmundje kronike dhe plakja e popullsisë
Plakja e popullatës në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e përdorimit të medikamenteve, kryesisht për ato që përdorin në trajtimin e sëmundjeve kronike që prekin më shpesh moshën e 3-të.
“Për moshën e tretë më shumë bëhet fjalë për barna anti hipertension duke qenë se edhe ndërgjegjësimi është pak më i ulët pasi duhet të dinë mënyrat se sit të ushqehen, apo të bëjnë një mënyrë jetesë të rregullt dhe të shëndetshme.
Përsa i përket antibiotikëve, me rritjen e virozave dhe me rritjen e pasojave nga ajo, patjetër që edhe antibiotikët janë rritur.
Duke qenë se edhe moshat dhe grupmoshat po plaken, pra zakonisht janë moshat e treta ata që marrin më shumë. Po ashtu edhe fëmijët duke qenë se kanë një imunitet më delikat. Moshat e mesme janë më të forta dhe ja dalin ta kalojnë edhe pa marrë antibiotik”, tha farmacisti Vangjel Rrushi.
Një fenomen tjetër shqetësues vijon të ngelet marrja e medikamenteve pa recetë nga mjeku. Shumë persona blejnë antibiotikë, ilaçe kundër dhimbjeve duke u vetëmjekuar duke rritur rrezikun e efekteve anësore dhe rezistencën ndaj antibiotikëve.
“Të kenë kujdes në periudha kur ka më shumë viroza. Nësë vendosin të marrin iniciativa me mendjen e tyre, mos ta bëjnë, por të konsultohen me mjekun. Gjithmonë për të mirën e tyre”, nënvizon farmacisti.
Përdorimi i gabuar i barnave mund të shkaktojë probleme të rënda si dëmtim të veshkave, probleme kardiovaskulare ose varësi. Gjithashtu shpenzimet e panevojshme për ilaçe, rrisin barrën financiare për familjet dhe sistemin publik shëndetësor.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




