Shtyhet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së 

Kosovë | 9 muaj më parë

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 17:00 dhe jo në orën 12:00 siç kërkoi një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani. Ndryshimi i orarit u bë i ditur nga kryetari në detyrë i Kuvendit Dimal Basha dhe erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, pasi në Hagë po mbahen deklaratat përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, Basha njoftoi gjithashtu se pati konsensus që në seancën konstituive nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako.

Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit, seanca do të vijojë me votimin e Qeverisë së re të Kosovës. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, pikat e rendit të ditës janë: formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme