Shtyhet takimi në Zvicër midis Iranit dhe SHBA-së. Teherani: Do caktohet një datë tjetër

Botë | 5 muaj më parë

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se takimi i planifikuar midis zyrtarëve iranianë dhe amerikanë në Zvicër të premten është shtyrë.

Sipas zëdhënësit Esmaeil Baghaei, po zhvillohen bisedime për të caktuar një datë të re në ditët e ardhshme.

Takimi duhej të zhvillohej në resortin malor të Bürgenstock në Zvicër, si hap i parë teknik pas nënshkrimit digjital të një Memorandumi të Mirëkuptimit (MoU) midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky memorandum synon t’i japë fund armiqësive në rajon, duke përfshirë edhe frontin në Liban, hapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin global dhe nisjen e një procesi 60-ditor negociatash për një marrëveshje përfundimtare.

Ministria iraniane theksoi se takimi nuk ishte më “urgjent” pasi memorandum i mirëkuptimit ishte nënshkruar tashmë në mënyrë digjitale midis palëve.

Sipas Baghaeit, negociatat për marrëveshjen finale do të varen nga zbatimi i plotë dhe i vazhdueshëm i kushteve të parashikuara në memorandum. Zvicra konfirmoi shtyrjen dhe deklaroi se mbetet e gatshme të lehtësojë bisedimet, ndërsa puna përgatitore në Bürgenstock vazhdon. Vice Presidenti amerikan JD Vance anuloi udhëtimin e tij të planifikuar, duke shtuar pasiguri rreth kohës së takimeve.

Memorandumi 14-pikësh (i njohur ndonjëherë si “Memorandumi i Islamabadit”) u nënshkrua të mërkurën nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Bisedimet teknike pritet të fokusohen në programin bërthamor të Iranit, lehtësimin e sanksioneve dhe sigurinë rajonale. Zhvillimet e mëtejshme priten në orët dhe ditët në vijim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme