“Si rrezikuam jetët në tërmetin e 2019-tës, efektivi zjarrfikës i Shkodrës dëshmitar i shumë ngjarjeve

Sociale | 2 vite më parë

Edison Suma i cili ka 19 vite që përballet me situata të vështira që shpesh i kanë kushtuar jetën. 41 vjeçari me detyrë komandant shërbimi pranë Repartit Zjarrfikës në Shkodër tregon se si ka qënë dëshmitar i shumë ngjarjeve, më e rrezikshmja ajo në kërkim të jetëve nën rrënoja në tërmetin vdekjeprurës të vitit 2019-në.

Tek pjesa e tërmetit që është jo vetëm e rrezik por edhe me keqardhje pasi është me pasoja njerëzish jo vetëm dëme materiale.  

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve që ishte me 4 maj, Edisoni shprehu një urim për të gjithë kolegët të cilët kanë një detyrë humane që shkon përtej çdo paragjykimi. “Dua të uroj të gjithë shokët dhe kolegët e mi“

Mes flakëve në situatat më të paimagjinueshme, janë anë zjarrfikësit, ata që mes çdo vështirësie bëjnë të pamundurën për të çuar deri në fund punën e tyre të palodhur.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme