Siguria detare, ndërhyrja e Policisë Kufitare shpëton 18 turistë në shtatë ditë

Aktualitet | 1 vit më parë

Në shtatë ditët e fundit, ndërhyrja e efektivëve të Policisë Kufitare shpëtoi 18 turistë, të cilët u përballën me problematika të ndryshme teksa lundronin në det me mjete të ndryshme.

Polica e Kufirit dhe Migracionit bëri të ditur të dielën se këto raste janë konstatuar nga Ksamili në Velipojë, në 10 raste duke u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Ndërkohë, gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojë  vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme