Siguria detare nga Komani në Ksamil, njëzet mjete lundruese të bllokuara në 1 javë, shpëtohen 38 pushues
Në shtatë ditët e fundit, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, nga Komani në Ksamil, ka kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Efektivët blu, teksa kanë monitoruar hapësirën detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë bllokuar 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
Tetë prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese ndërsa shton se, pushuesit nuk duhet të ndërmarrin iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




