Sigurimet shoqërore, parlamenti i Shqipërisë së shpejti do të ratifikojë marrëveshjen me Italinë

Kuvendi i Shqipërisë do të ratifikojë më 16 maj projektligjin marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.
Ky projektligj do të shënojë një pikë të rëndësishme kthese për shpresat e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali që të mund të përfitojnë nga njohja e sigurimeve të ndërsjellta.
Marrëveshja do të votohet në kuvend pasi ka marrë më herët dakordësinë e disa komisioneve përgjegjëse parlamentare, duke nisur nga ai i Punës e Çështjeve Sociale, Komisioni i Ligjeve, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe ai për integrimin evropian.
Në shkurt të këtij viti Ministri për Evropën dhe Punet e Jashtme Igli Hasani ishte në Romë për të firmosur në emër të qeverisë shqiptare këtë marrëveshje me interes jetik për mijëra shqiptare.
Sipas statistikave numri i shqiptarëve në Itali varion nga 800.000 – 1 milion.
Gazetare Sonila Agostini
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




