Silvinjo bën formacionin/ Medon Berisha përfundon në tribunë, Ismajli dhe Bajrami s’e kanë të sigurt vendin

Edhe pse në konferencën për shtyp tha se formacionin ende nuk e kishte vendosur në atë çfarë u pa në stërvitje mund të mendohet se deklaratat e Silvinjos kishin më shumë të bënin me strategji për të mos i dhënë pika referimi kundërshtarit.
Si fillim braziliani ka habitur jo pak më katër lojtarët që ka vendosur të mos përdorë sot në mbrëmje pasi përveç Mario Dajsinanit, Adrian Bajramit dhe Adrion Pajazitit në tribunë ka përfunduar edhe Medon Berisha edhe pse vjen pas një sezoni mjaft të mirë me Leçen.
Sa i përket formacionit mes shtyllave do të jetë Thomas Strakosha. Ndërsa në mbrojtje, Gjimshiti, Mitaj dhe Balliu pritet të jenë emrat që e nisin nga minuta e parë, ndërsa Ismajlit i duhet të mpposhtë konkurencën e fortë të Kumbullës.
Sa i përket mesfushës përpara mbrojtjes do të rreshtohet dyshja e formuar nga Asllani dhe Ramadani ndërsa përpara tyre do të aktivizohet
Nedim Bajrami, i cili duket se është në avantazh përballë Qazim Laçit. Në sulm pritet që Silvinjos të rreshtojë tre futbollistë dhe mendohet se Armando Broja do të ndihmohet nga krahët me lojtarë si Asllani dhe Hoxha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




