Siti rinovohet edhe jashtë fushe, Pep Guardiola humb tre të besuarit e tij

Me përfundimin e një sezoni zhgënjyes në Mançester ka ardhur koha për ndryshime. Pep Guardiola është përgatitur për të humbur tre prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Mançester Sitit, Guardiola ka ndarë rrugët me asistentët e tij Juanma Lillo dhe Inigo Dominguez ndërsa pak javë më parë ishte larguar edhe Carlos Vicens.
Lillo dhe Dominguez kishin punuar së bashku me trajnerin e njohur prej dy vitesh ndërsa Vicens kishte mbërritur në Mançester katër vite më parë.
Largimi i tre bashkëpunëtorëve të besuar konsiderohet si nisja e një projekti të ri. Siti kërkon që të rinovohet jo vetëm në fushë, por edhe në pankinë dhe një sinjal i fortë në këtë drejtim është largimi i Lillo, i cili njihej me Guardiolën prej 30 vitesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




