Situata e zjarreve, Vengu në Dibër: Kemi mobilizuar forca shtesë në aksionet për shuarjen e flakëve

Në Dibër vijojnë aksionet për shuarjen e zjarreve, të cilat kanë përfshirë disa zona malore, mes tyre Lura dhe Zall-Gjoçaj.
Nga Dibra, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se janë mobilizuar forca shtesë në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri, si nga Forcat e Armatosura shqiptare ashtu edhe nga ato italiane, ka ndihmuar në uljen e intensitetit të flakëve.
Ministri thekson se nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa thotë se strukturat e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë për të ndjekur nga afër çdo zhvillim.
“Në Dibër, ku kemi mobilizuar forca shtesë në aksionet për shuarjen e zjarreve. Ndërhyrja nga ajri, nga forcat tona dhe ato italiane, ka mundësuar uljen e intensitetit të vatrave, veçanërisht në Lurë dhe në zonën e Zall Gjoçajt.
Fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, por jemi në terren për të ndjekur hap pas hapi çdo situatë.
Gjatë pasdites, ndërhyrja e shpejtë e Forcave të Armatosura dhe atyre të Bashkisë mundësoi lokalizimin dhe shpëtimin e një bariu dhe bagëtive që u rrezikuan nga përhapja e zjarrit në Gurë-Lurë.
Një falenderim i posaçëm për shërbimet Zjarrfikëse, trupën e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura që mbeten në front të parë.
Rritja e temperaturave, kërkon monitorim të shtuar dhe alertim të menjëhershëm, veçanërisht në zonat malore dhe pyjore të ekspozuara”, tha ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




