Situatë e rrezikshme në Poliçan, zjarri rrezikon magazinat me lëndë plasëse

Aktualitet | 1 vit më parë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pyll pranë uzinës së Poliçanit, duke marrë përmasa shqetësuese. Zjarri po i afrohet me shpejtësi zonës C, ku ndodhen magazinat e lëndëve plasëse, duke krijuar një situatë tepër të rrezikshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter nga Baza e Kuçovës për të ndihmuar në fikjen e flakëve. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë një thirrje për ndihmë urgjente.

Sipas gazetares sw RTSH-24, Zotka theksoi se një shpërthim i mundshëm i magazinave do të përbënte një rrezik të madh për lagjen Kalluç, e cila ndodhet vetëm 200 metra larg. Puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit po vijon intensivisht.

vijon

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme