Skandali i Serie A/ Théo Hernández ishte “organizatori” i festave me eskorta dhe gaz qeshës

Gosip | 6 muaj më parë

Në orët e fundit kanë dalë detaje të reja sa i përket skandalit të Serie A, i cili u bë publik vetëm pak ditë më parë. Fabrizio Corona ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shikohet ish-mbrojtësi i Milan-it, i rrethuar nga disa vajza, duke përdorur oksid azoti ose siç njihet ndryshe gaz qeshës.

Në video dallohen qartë edhe disa persona të tjerë, të cilët konsumojnë lëndën në fjalë nëpërmjet ballonave të vogla. Sipas gazetarit të revistave rozë Théo Hernández ishte organizatori i këtyre festave ndërsa pjesëmarrës kanë qenë disa lojtarë. Mes tyre më të njohurit ishin Brahim Diaz, Hakan Çalhanoglu, Samu Castillejo, Gianluigi Donnarumma, Sandro Tonali dhe Rafa Leao. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme