Skandali në federatën spanjolle të futbollit, në rrezik Kupa

Kupa e Botës 2030 që Spanja do të organizojë bashkë me Marokun dhe Portugalinë është tashmë në rrezik pas operacionit policor me kontrolle dhe 7 arrestime në selinë e Federatës së Futbollit, mes të cilëve drejtues të organit.
Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “RFEF do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan 20 Minutos.
Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, sipas një komunikimi dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia Efe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




