“Skela dhe betoni u rrëzua”, gazetarja Islami zbulon detaje nga tragjedia në Vjenë: 3 nga viktimat dhe 1 i plagosur janë shqiptarë nga Kosova, viktima tjetër nga Bosnja

Aktualitet | 8 muaj më parë

Gazetarja Arta Islami ka zbuluar për RTSH 24 detaje nga tragjedia që tronditi pasditen e djeshme Vjenën, ku katër persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një skele në një kantier ndërtimi, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Islami deklaroi se tre nga viktimat janë shqiptarë nga Kosova, ndërsa viktima tjetër nga Bosnja. Ndërkaq edhe i plagosuri është shqiptar nga Kosova.

Sipas gazetares, skela së bashku me kallëpet e betonit është rrëzuar duke marrë me vete 5 personat.

“Pasditen e djeshme rreth orës 14:30 minuta, në lagjen nr.9 të Vjenës, një zonë që njihet për ndërtesa të vjetra të shekullit XIX, pjesa më e madhe e të cilave janë në rinovim, ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e një tjetri që ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Kur bëhet fjalë për bashkëkombas dhembja është shumë e madhe. Ishin katër punonjës nga Kosova dhe një boshnjak.

Tre shtetas nga Kosova dhe boshnjaku humbën jetën, ndërsa shtetasi tjetër është në gjendje shumë të rëndë në spital.

Hetimet po vijojnë, pasi shkaqet ende nuk dihen. Skela bashkë me kallëpet e betonit, u rrëzua duke marrë me vete 5 personat. Familjarët kanë konfirmuar humbjet e të dashurve të tyre”, deklaroi gazetarja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme