Skema Kombëtare e Investimeve në bujqësi, interes nga fermerët e Shkodrës për të aplikuar

Sociale | 2 vite më parë

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi nga fermerët e Shkodrës po vijon ku edhe interesi i tyre duket i lartë bëjnë të ditur drejtuesit e drejtorisë së bujqësisë Shkodër.

Skema Kombëtare të Investimeve ofron mbështetje në 5 sektorë për serrat e reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, stalla të reja, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë.

Përgjegjësi i Sektorit të Ekstencionit Bujqësor, Rifat Kodra tregoi disa kritere bazë për përfitimin e nga Skema Kombëtare të Investimeve.

“Kriteri kryesor për sera është se duhet të jetë jo më e vogël se 2 dynum dhe jo më e madhe se 4 hektar. Edhe stallat janë një interes i madh i fermerëve. Kriter kryesor është që të kenë reth 1 mijë krerë”, tha Kodra.

Aplikimi ka nisur që nga mesi i muajit tetor e do të vijojë deri me datën 8 nëntor. Kjo mbështetje pritet të ndihmojë fermerët në aktivitetin e tyre.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme