Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, rritet ndjeshëm numri i aplikimeve

Ekonomi | 4 vite më parë

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi në Shqipëri, po tërheq gjithnjë e më shumë fermerë si në bujqësi ashtu edhe blegtori.

Sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca pesë ditë nga hapja e aplikimeve për këtë skemë, numri ka arritur në 45,789 aplikime. 

Sipas zonjës Krifca kjo është një shifër rekord, tregues i qartë i besimit të shtuar të fermerëve, si rezultat i transparencës në çdo hallkë të këtij procesi.

Aplikimet mund të kryhen on-line përmes portalit e-albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… apo pranë Agropikave dhe 55 zyrave të zhvillimit bujqësor.

SIpas burimeve zyrtare parashikohet që për mbështetjen e fermerëve gjatë vitit 2023 do të jepen  3.3 miliardë lekë investime.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme