Skema kombëtare në bujqësi, Balluku: Buxheti i 2026-ës, historik. 95% e skemave të 2025-ës janë ezauruar
Zv.kryeministrja, njëherësh Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur para fermerëve në dëgjesën për skemën Kombëtare 2026, garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj fermerëve dhe blegtorëve.
Balluku theksoi se buxheti i vitit 2026 është buxheti më i madh historik i vendosur nga qeveria për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.
Ajo nënvizoi se në vitin 2025, 600 milionë lekë u vendosën në dispozicion të skemave kombëtare, të cilat deri më tani janë ezauruar në masën 95% të tyre. Sipas ministres, ky fakt është tregues i
“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve e blegtorëve. Shifrat kanë ndryshuar vit pas viti, skemat e mbështetjes asimilohen shumë më mirë nga fermerët. Viti 2025 është disponuar mbi 600 mln lekë në dispozicion të skemave të cilat janë ezauruara në 95% të tyre, që tregon se tashmë dhe skemat janë më të kuptueshme dhe aplikuesit e dinë të bëjnë procesin më mirë. Buxheti i 2026 më i madhi historik i vendosur nga qeveria për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin”, deklaori Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




