Skënderbeu dhe Tirana, barazimi që nuk mjafton

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Skënderbeu dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”, e cila erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Në stadiumin e Korçës ndeshja nisi me një 11-metërsh në favor të bardhebluve, por që u anulua me ndërhyrjen e VAR. Megjithatë, Tirana nuk vonoi të gjejë golin e avantazhit pas një sulmi të shpejtë, me Ndong që finalizoi saktë në portën e mbrojtur nga Alia.

Skëndërbeu arriti të futej në lojë me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë vendosi barazpeshën me një gol të shënuar nga Musa.

Në 10 minutat e fundit të sfidës, Tirana mbetet me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Colley.

Në minutat e mbetura rastet për gol nuk munguan, me skuadrën korçare që goditi dhe shtyllën, por në fund gjithçka u mbyll në një barazim 1-1.

Një barazim që nuk mjafton, si për Skënderbeun që kërkonte fitoren përpara tifozëve, ashtu dhe për Tiranën që kërkonte vazhdimësinë.

Korçarët mbeten në vendin e fundit me 2 pikë, ndërsa badheblutë ngjiten në 4 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme