Skënderbeu firmos me një mesfushor, ka luajtur me kombëtaren e Guinesë

Skënderbeu bën përforcimin e radhës. Klubi korçar ka zyrtarizuar sot afrimin e Ousmane Drame, një mesfushor 25-vjeçar që ka luajtur në Francë dhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij, Guinesë.
“Ousmane Drame, zyrtarisht bardhekuq. Mesfushori 25-vjeçar nga Guinea i bashkohet ekipit pas eksperiencës tek Paris 13 Atletiko në Francë. Drame ka luajtur dhe për përfaqësuesen e vendit të tij”, – shkruan klubi juglindor në faqen e vet zyrtare.
Korçarët kanë bërë disa afrime ditët e fundit, duke plotësuar të gjithë repartet. Nuk bëhet fjalë për emra të njohur në fakt, thuajse të gjithë do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar. Kampionati do të tregojë se sa kanë goditur në shenjë drejtuesit e Skënderbeut me këto lëvizje që kanë bërë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




