Skënderbeu, fitore në frymën e fundit përballë Kukësit

Kategoria e Parë | 8 muaj më parë

Skënderbeu ka arritur të sigurojë një fitore në frymën e fundit në javën e 23-të të Kategorisë së parë, 2-1 përballë Kukësit në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Korçarët e nisën mjaft mirë sfidën duke shënuar që në minutën e pestë me anë të Nasr. Me kalimin e minutave verilindorët arritën të ingranohen në lojë dhe të hedhin vështrimin dejt portës së korçarëve.

Në minutën e 82-të, Birçaj arriti të vendosë barazpeshën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Megjithatë, Skënderbeu besoi deri në fund dhe arriti të gjejë golin e fitores në fundn e takimit me anë të Shaqes.

Një fitore që e ngjit skuadrën korçare në kuotën e 54 pikëve në vendn e parë, Kukësi në vendin e fundit me 15 pikë.

Në sfidat e tjera të ditës së sotme në Kategorinë e Parë, Laçi i vendit të dytë ka arritur një fitore 2-1 përballë AF Luftëtarit, ndërsa Pogradeci ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 3-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme