Skënderbeu, tjetër fitore me Dinamon

Skënderbeu në volejboll për femra ka bërë një tjetër fitore 3-0 ndaj Dinamos. E kjo përsëri në sallën sportive në Farkë, ndërsa gjithçka ishte e vlefshme për fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë. Në gati një orë e 15 minuta, në atë ndeshje të ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Skënderbeu ka fituar në tre sete.
Vetëm në setin e parë ka patur një luhatje deri në 5-5 e më pas gjithçka ka qenë e dominuar nga korçaret, të cilat setin e parë e kanë fituar 25-14. Më pas edhe në të dytin nuk “lëshojnë pe” duke fituar 25-16 dhe të fundit 25-15. 9 pikë të plota për Skënderbeun në grupin A me setavarazhin 9-0, kurse Dinamo mbetet në kuotën e 1 pike dhe setavarazhin 3-9.
Kupa e Shqipërisë do të jetë pushim fundjavën e ardhshme për t’ia lënë radhën Kupës së Pavarësise, e cila do të zhvillohet në sallën sportive të Farkës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




