Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Ishim pa fat

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajneri i Skënderbeu, Julian Ahmataj ka folur pas humbjes 2-1 përballë Egnatias në javën e tretë të “Abissnet Superiore”: “Duke parë she shortin që na përplasi që në fillim me skuadrat më të forta të momentit, që janë Egnatia dhe Dinamo, e dinim vështirësinë, por nuk kemi parë ndonjë diferencë që këto skuadra të kishin ndaj nesh.

Kemi bërë ndeshje të mira, fati nuk ka qenë me ne, sepse në të dy ndeshjet kemi patur mundësi pë të shënuar para kundërshtarëve dhe për të kaluar në avantazh. Jo vetëm në fillm, por dhe në fundin e ndeshjes ne patëm raste të pastra për shënim, që nuk u shfrytëzuan. Besoj se kjo është keqardhje, sepse një skuadër e re do një bonus që të performojë më mirë. Gjithsesi, ne kemi akoma limite për të eksploruar dhe për ta parë këtë skuadër më lart.

Faktori fushë? Patjetër që ka ndikuar dhe kjo pjesë, sepse të luash përpara tifozëve, do të thotë që të marësh më shumë adrenalinë, të keshë më shumë intensitet në fushën e lojës, por nuk besoj se kjo gjë mungoi te ne. Goli erdhi për një episod ku ne ishim të gjithë të vendosur, një neglizhencë, ndodhi si në ndeshjen me Dinamon. Ky është një problem shumë i zgjidhshëm, sepse lojtarët janë të rinj, nuk e njohin kampionatin, ka shumë gjëra që kërkojnë kohë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme