Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Meritonim më shumë nga kjo ndeshje

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj në “Super Gol” ka komentuar barazimin 1-1 të arritur përballë Tiranës në javën e 4-t të “Abissnet Superiore”.

“Na vjen shumë keq që nuk e mbyllëm me fitore këtë ndeshje. Me gjithë këta tifozë ne prisnim një fitore nga skuadra, sepse dhe loja ishte në një nivel dhe intensitet shumë të lartë, e mbajtëm kundërshtarin nën presion”.

“Fakti që pësuam në gabimin e parë, këto probleme ndodhin, sepse Tirana ka kualitet në vijën e parë të sulmit. Një skuadër e re, një skuadër që ka prezantimin e parë me tifozët e saj, ato minutat e para janë pak delikate”.

“Jemi munduar të jemi të kujdesshëm, por ndodhi. Çdo gjë pas atij episodi ishte në favorin tonë. Besoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, meritonim më shumë nga kjo ndeshje”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme