“Sky Sports”, “BBC” dhe “Amazon TV” kërkojnë të punësojnë si ekspert futbolli Princin Uilliam

Angli | 2 vite më parë

Princi Uilliam ka habitur të gjithë me analizën e bërë përpara ndeshjes mes PSG-së dhe Aston Vilës. Siç dihet ai është një tifoz i zgjarrtë i ekipit të Emeri, por analiza që bëri në Paris në prag të ndeshjes ka habitur të gjithë kur u shfaq përkrah Rio Ferdinand dhe ish-sulmuesit të Skocosë, Elli MekKoist.

Një burim pranë Pallatit Mbretëror tha për mediet britanike se: “Princi kaloi mjaft mirë dhe u dëfrye duke komentuar me ekspertët ndeshjen.

Ai është gati që të përsërisë këtë eksperiencë edhe herë të tjera”. “Sky Sports”, “BBC” dhe “Amazon TV” kanë nisur punën për të ndërtuar marrëdhënie pune me Princin Uilliam duke parë suksesin që kishte analiza e tij në rrjete.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme