Sllovenia shton trupat në KFOR, Stoltenberg: Dhuna në veri të Kosovës ishte e papranueshme

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë qëndrimit në Slloveni foli për planet që ka ky shtet për ta rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin slloven Robert Golob, Stoltenberg theksoi se shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme.

“Sllovenia mbështet misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Vitin e kaluar pati shpërthime të dhunës, të cilat ishin të papranueshme dhe NATO u përgjigj me shpejtësi duke dërguar një  mijë trupa shtesë. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, tha sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërsa, kryeministri Robert Golob shprehu gatishmërinë për shtimin e trupave sllovene në Kosovë si pjesë e përpjekjeve të NATO-s të ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më tepër trupa në KFOR dhe të dërgojmë më tepër personel në Kosovë që të ndihmojmë NATO-n, por po ashtu për të ndihmuar autoritetet lokale për të ruajtur paqen”, tha Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Në konferencën për mediat Stoltenberg vlerësoi rëndësinë e kontributit 20-vjeçar të Sllovenisë si  aleat i NATO-s.

Gazetare V.Zharri

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme