Slot nuk tërheq çmimin në Londër në respekt të tifozëve të plagosur në Liverpool

Futboll Bota | 1 vit më parë

Arne Slot ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë në Londër, ku do të merrte çmimin e Menaxherit të Vitit të Shoqatës së Menaxherëve të Ligës, si një shfaqje “solidariteti” me 65 personat e plagosur kur një makinë u përplas në një turmë që festonte fitoren e të kuqve në Premier League në Liverpool.

Në një letër Slot flet për një vendim që “nuk u mor lehtë, por që unë e konsideroj absolutisht të drejtë duke pasur parasysh peshën e situatës”. “Futbolli”, shtoi ai, “është dhe duhet të jetë gjithmonë një sport i bazuar në rivalitet, por është gjithashtu një burim i madh vëllazërie, veçanërisht në kohë si kjo”.

Slot gjithashtu nuk i kurseu lavdet për shërbimet e urgjencës, autoritetet e Liverpool dhe tifozët e kalimtarët që ndihmuan njëri-tjetrin në një kohë nevoje. “Mendoj se të gjithë të përfshirët meritojnë mirënjohjen e të gjithëve ne”, përfundoi Slot, i cili përveç çmimit LMA u emërua edhe trajneri i sezonit në Premier League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme