Sondazhi: 61%, notë jo kaluese Bashës! ‘Nxijnë’ Metën për rolin në Presidencë, 86% kundër tij

Politikë | 6 vite më parë

Televizioni Report TV dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, bënë një marrëveshje për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.

Sondazhi i parë u transmetua gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga Denis Minga. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.

Në rezultatet e para është vënë re se shqiptarët kanë vlerësuar mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Edi Rama, 63% e shqiptarëve vlerësojnë pozitive. Vlerësime të larta ka pasur edhe për procesin e rindërtimit me 65% e shqiptarëve dhe menaxhimin e pandemisë ku 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer. Rritjen e shifrave të infektuarve, për shqiptarët  61% i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë. Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë dhe dialogu me opozitën janë pikat më të dobëta të qeverisë.

Roli i presidentit, shqiptarët masakrojnë Ilir Metën: Po përdor postin për interesa personale dhe partiake

Presidenti Ilir Meta duket se është më i godituri nga ky sondazh, ku shqiptarët e kanë kritikuar tepër se po përdor rolin e tij për interesa personale dhe partiake. Ndërsa në lidhje me rolin e tij kryesor për balancimin e pushteteve duket se 86 % shprehet se ai  nuk e ka respektuar aspak. Po mbron kushtetutën? Për 85 % e shqiptarëve aspak

Qytetarët të pakënaqur me sjelljen e presidenti Meta, 66% e cilësojnë të keqe

Si e gjykoni sjelljen e Presidentit Meta? Shkëlqyeshëm 3%, mirë 13%, mjaftueshëm 18%, dobët 38%, keq 28%. Qytetarët shprehen tepër të pakënaqur nga sjellja e presidentit IIlir Meta.

Alternativa politike dhe besueshmërinë e lidershipit, shqiptarë shumicë dërrmuese me vlerësim negativ për opozitën

Si i gjykoni këto veprime të kryera nga opozita, nga besueshmëria e lidershipit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe alternativën politike?

Në lidhje me disa prej çështjeve të kryera nga opozita, për alternativën politike që ato ofrojnë, 22% mendojnë se është e mirë, 78% mendojnë se nuk është e mirë. Ndërkohë për raportin e opozitës me median, shtypin, 32% e qytetarëve mendojnë se është shumë i mirë, 66% shprehen se nuk është e mirë ndërsa 2% shprehen nuk e di.

Një shumicë prej 74% të të anketuarve mendojnë se besueshmëria e lidershipit nuk është i mirë, 24% thonë se është e mirë ndërsa 2% thonë nuk e di. 72 % e qytetarëve të pyetur mendojnë se marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën e bashkuar nuk është e mirë, ndërsa 28% mendojnë se është shumë e mirë. 73% e qytetarëve të pyetur mendojnë se kontributi i opozitës për reformat nuk është i mirë ndërsa 27 % mendojnë se është i mirë

Mbi 90% e shqiptarëve kundër opozitës për bojkotin e parlamentit dhe djegien e mandateve

Për gjykimin e veprimeve të opozitës ndaj qeverisë, më saktësisht në fokusin e akuzave ndaj qeverisë, 28% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e mirë, 71% e tyre mendojnë se nuk është e mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di.

Për organizimin e protestave nëpër sheshe 21% mendojnë se kanë qenë hapa të mirë, 78% mendojnë se nuk është i mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di. Për ndërprerjen e protestave në sheshe, 24% e të pyeturve mendojnë se ishte një hap i mirë/shumë i mirë, 75% mendojnë se nuk ishte hap i mirë ndërsa 1% thonë nuk e di.

Për djegien e mandateve në parlament, 10% e qytetarëve shprehen se ishte një hap i mirë, 90% mendojnë se nuk ishte një veprim i mirë. Ndërsa për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, 8% mendojnë se ishte një hap i duhur, 92% shprehen se ishte i gabuar.

Qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama/ Vetëm 6% i japin shkëlqyeshëm Bashës, 61% notë jo kaluese

1607461687_TABELA8.jpg
Në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama, 6% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e shkëlqyeshme ndërsa 18% e të anketuarve gjykojnë se qasja e opozitarëve ka qenë e mirë. 15% e të pyeturve mendojnë se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë janë të mjaftueshëm ndërsa një pjesë e madhe, saktësisht 37% mendojnë se roli i opozitës ka qenë i dobët. Një pjesë e mirë e qytetarëve mendojnë se roli i opozitës ndaj qeverisë ka qenë e keqe.

Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë! Shqiptarët të ndarë për lirinë e shtypit

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në këto fusha? Liria e shtypit në vend 49% e shqiptarëve e ka vlerësuar të mirë dhe 46% jo të mirë duke krijuar një rezultat të ngushtë. Reforma zgjedhore nuk është vlerësuar nga qytetarët, ku 50 % e kanë cilësuar jo të mirë dhe 45% të mirë. Dhe integrimi është një tjetër pikë e dobët pasi 51 % e cilësojnë jo të mirë. Vërejtje ka pasur edhe për ekonominë dhe politikën e jashtme në votime, ku shumica e qytetarëve shprehet se situata nuk është mirë. Ndërsa është vlerësuar procesi i digjitalizimit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme